Blegjika ka vendosur sërish masa të reja ndaj Shqipërisë për qytetarët që udhëtojnë drejt ketij vendi.

Tirana International Airport njofton se mund të udhëtojnë të gjitha qytetarët shqiptarë që janë vaksinuar me një nga vaksinat e lëshuara nga autoritetet përkatëse.

“Ju lejohet të udhëtoni në Belgjikë nëse jeni vaksinuar plotësisht me një vaksinë të certifikuar nga EMA (Pfizer/BioNTech (Comirnaty), Moderna, AstraZeneca/Oxford (Vaxzevria), Janssen) ose Covishield prej më shumë se dy javësh dhe nëse keni një certifikatë vaksinimi të lëshuar nga autoritetet përkatëse shqiptare. Të miturit që nuk janë të vaksinuar, por që udhëtojnë me prindërit e tyre të cilët janë plotësisht të vaksinuar, lejohen të ndjekin prindërit e tyre, por duhet të dorëzojnë një test negativ PCR para mbërritjes në Belgjikë (maksimum 72 orë) nëse janë 12 vjeç e sipër,” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:
Për personat që nuk jetojnë në Belgjikë ose në BE, dhe të cilët nuk kanë shtetësi evropiane:
Ju lejohet të udhëtoni në Belgjikë nëse jeni vaksinuar plotësisht me një vaksinë të certifikuar nga EMA (Pfizer/BioNTech (Comirnaty), Moderna, AstraZeneca/Oxford (Vaxzevria), Janssen) ose Covishield prej më shumë se dy javësh dhe nëse keni një certifikatë vaksinimi të lëshuar nga autoritetet përkatëse shqiptare. Të miturit që nuk janë të vaksinuar, por që udhëtojnë me prindërit e tyre të cilët janë plotësisht të vaksinuar, lejohen të ndjekin prindërit e tyre, por duhet të dorëzojnë një test negativ PCR para mbërritjes në Belgjikë (maksimum 72 orë) nëse janë 12 vjeç e sipër.
Test/karantinë:
• edhe pse jeni plotësisht të vaksinuar, prapëseprapë do t’ju duhet të testoheni me PCR në ditën 1 ose 2 PAS mbërritjes tuaj në Belgjikë dhe të qëndroni në karantinë derisa të merrni rezultatin negativ të testit;
• gjithashtu duhet të testoheni përsëri me PCR ditën e 7 PAS mbërritjes tuaj në Belgjikë
– Nëse nuk jeni plotësisht të vaksinuar, mund të udhëtoni drejt Belgjikës vetëm nëse udhëtimi juaj mund të konsiderohet si thelbësor (ju lutemi shihni: https://dofi.ibz.be/en/themes/covid-19/international-travels). Për udhëtimet e lejuara: pasagjeri është i detyruar të jetë në zotërim të një certifikate thelbësore udhëtimi. Kjo certifikatë jepet nga Ambasada e Belgjikës në Sofje për të vërtetuar natyrën thelbësore të udhëtimit. Në rastet e mëposhtme, pasagjerët nuk kanë nevojë të kenë një dëshmi për udhëtimet thelbësore:
• Pasagjeri zotëron një vizë D të vlefshme të dhënë nga një zyrë diplomatike ose konsullore belge;
• Pasagjeri zotëron një vizë C të vlefshme të dhënë pas 18/03/2020 nga një post diplomatik ose konsullor i Belgjikës ose një shteti tjetër anëtar të Shengenit në përfaqësimin e Belgjikës, nëse natyra thelbësore e udhëtimit demonstrohet nga dokumentet zyrtare në zotërim të pasagjerit;
• Natyra thelbësore e udhëtimit demonstrohet nga dokumentet zyrtare në zotërim të pasagjerit.
Test/karantinë:
• në rast se nuk jeni plotësisht të vaksinuar, duhet të testoheni PCR maksimum 72 orë PARA mbërritjes në Belgjikë dhe të dorëzoni një test negativ PCR; fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga testi PCR;
• duhet të qëndroni në karantinë për 10 ditë
• duhet të testoheni me PCR në ditën 1 ose 2 PAS mbërritjes në Belgjikë;
• ju do të duhet të testoheni përsëri PCR ditën e 7 PAS mbërritjes tuaj në Belgjikë; karantina mund të hiqet më herët nëse rezultati i këtij testi të fundit është negativ.
Për personat që jetojnë në Belgjikë dhe që dëshirojnë të kthehen në Belgjikë: NUK duhet të dorëzojnë një certifikatë vaksinimi ose një test negativ PCR para nisjes për në Belgjikë dhe lejohen të kthehen në Belgjikë pa parakushte për sa kohë që ata mund të dëshmojnë se jetojnë në Belgjikë.
Test/karantinë:
Në rast se keni vaksinë:
• Testohuni ditën 1 ose 2 pasi të ktheheni nga udhëtimi juaj. Keni dalë negativ? Atëherë mund ta përfundoni karantinën sapo të merrni rezultatin e testit.
• Testohuni përsëri në ditën e 7 -të.
• Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk kanë pse të testohen, por do të vendosen në karantinë kur prindërit të testohen, në pritje të rezultateve të testit.
Në rast se nuk keni vaksinë:
• Duhet të karantinoheni për 10 ditë.
• Testohuni ditën 1 ose 7 pasi të ktheheni nga udhëtimi juaj.
• Karantina mund të shkurtohet nëse testi i dytë në ditën 7 është negativ.
Përveç kushteve të përmendura më lart, pasagjerët duhet të plotësojnë formularin e gjurmimit të pasagjerëve (PLF) brenda 48 orëve para mbërritjes në Belgjikë.
Faleminderit për bashkepunimin,
Tirana International Airport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *