Masat e para, dhjetëra grekëve iu mohohet futja në Shqipëri

Pas deklaratave të zv.ministrit të brendshëm Sandër Lleshi mbi shpalljen non grata të 52 grekëve, prokuroria ka bërë të ditur se gjatë kësaj të premte në kufi i është ndaluar hyrja drejt vendit tonë, 44 personave, pasi përbëjnë rrezik në vendin tonë.
Në ministrinë e Brendshme është sugjeruar që të mos lejohen në futen në Shqipëri për një periudhë 10 vjeçare. Kjo në bazë të nenit 9 i ligjit nr. 108/2013 “per te huajt”.
Ndërsa per 11 shtetas greke janë referuar materialet në prokurorinë e Gjirokastrës që të mos hyjnë në territorin shqiptar për një periudhë 15 vjeçare.
Sipas burimeve, ata po hetohen për 4 akuzat, prodhim dhe mbajtje të armëve të gjuerisë, kalim të paligjshëm të kufirit, nxitje te grindjes dhe urrejtjes, si dhe per shperndarje te shkrimeve anti kushtetuese.
Personat e hetuar jane mbajtur nën vezhgim nga agjensite ligjzbatuese.




