E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masat e Madridit për Katalonjën

Senati spanjoll pritet të votojë këtë të premte masat e marra nga qeveria pak ditë më parë në bazë të nenit 155 të Kushtetutës. Ligjvënësit do të debatojnë për 2 ditë me radhë mbi masat, e më pas do të votojnë per nje zgjidhje.

 

Mediat spanjolle raportuan më herët se lideri katalanas Carles Piudgemont do të paraqitej para senatit spanjoll këtë pasdite për të kundërshtuar zbatimin e masave emergjente në rajon. Por më pas qeveria katalanase konfirmoi se Puigdemont nuk do të udhëtojë për në Madrid, as të enjten dhe as të premten. Mediat shkruajnë se heshtja e e Piudgemont mund ta shtyje qeverinë e Madridit që të ngrijë për një kohë planet e saj për marrjen nën kontroll të institucioneve e policisë katalanase.

 

Reklamë

Kryeministri Mariano Rahoj, këmbëngul për rikthimin e ligjit në Katalonjë dhe thekson se nuk mund të pranojë kushtet e liderëve rajonale për pavarësi.

 

Ndërkohe sindikatat e studentëve ne Katalonje po planifikojnë një grevë dy ditore për të siguruar se masat nuk do të prekin arsimin. Qindra të tjerë po bëjnë thirrje për demonstrata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë