Subscribe

Të mërkurën pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të njoftojë masa të reja shtrënguese. Kryeministri Edi Rama deklaroi se me rëndësi është që edhe masat që kemi aktualisht në fuqi të zbatohen.

 

Ai u tërhoqi vëmendjen edhe politikanëve, që sipas kreut të qeverisë, nuk po tregohen korrektë në zbatimin e kufizimeve.

 

 “Do ketë shtrëngim të masave, patjetër, por thelbi është që duhen zbatuar masa, nëse bizneset respektojnë protokollin, nëse do mbahen maskat, nëse ndalet ahengu, gjërat janë në rregull, nëse nuk bëhen, por nuk zbatohen është e njësoj. Partitë politike në shkelje të plotë të rregullave, dhe këtu nuk përjashtoj asnjëri edhe pse kam dhënë në mënyrë të përsëritur porosi që të gjithë t’i përmbahen rregullave. Shkeljet janë transversiale, të gjithë i bëjnë, që nga presidenti, te PD, te ndërmarrja e gruas së Presidentit, te PS e të gjithë. Nesër do presim çdo thotë komiteti i ekspertëve. Por të jeni të sigurt se ç’do lloj denoncimi që do të bëhet publik, i çdo lloj takimi i kujtdo qoftë do të ndëshkohet. Qoftë parti politike, qoftë presidenti. Unë personalisht jam shumë strikt për vetë dhe nuk ka arsye që të tjerët ta bëjnë këtë. Policia e Shtetit duhet ta bëjë detyrën me të gjithë njësoj, me asnjë politikan nuk duhet të tolerojë, duke filluar nga ata të PS-së. Janë të gjitha takime legale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *