Italia fqinje nis numërimin mbrapsht për rihapjen e madhe të 26 prillit ndërsa nga kjo e hënë nxënësit dhe studentët kthehen në shkolla e universitete. Kryeministri Mario Draghi ka deklaruar se nuk do të ketë më kthim mbrapa dhe theksoi se do të vijojë fushata e imunizimit me synimin që të arrihet kapaciteti i 350 mijë dozave në ditë.

 

Deri më tani në vendin me më shumë se 60 milionë banorë, 10 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Italia renditet pas Gjermanisë, Francës dhe Spanjës, të cilat tashmë kanë një përqindje të të vaksinuarve me të paktën një dozë, mbi 17%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *