Masakruan 26 herë me thikë afër varrezave/ Pranga edhe autorit të tretë të dyshuar
Pas Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxhës, policia ka vënë në pranga edhe kunatin i këtij të fundit, Erjon Shehu, pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Regis Runaj ne Elbasan.
Mësohet se pas një kontrolli në banesën e tij iu gjetën dhe një sasi municionesh armë zjarri. Nga hetimet rezulton se Shehu dyshohet të jetë i përfshirë edhe në disa krime të tjera që kanë tronditur kohët e fundit Elbasanin.
Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut. Pasi kishte konsumuar drogë me dy autorët, Runaj u masakrua 26 herë me thikë dhe gjeti edhe vdekjen.
Pak ditë më parë policia tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ende nuk ka të dhëna për porositësit e këtyre vrasjeve, ndërsa mësohet se Halili mësohet se do të bashkëpunojë me drejtësinë. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, pasi në biznesin e tyre u gjet pistoleta me të cilën u krye krimi.




