Vritet me thikë në Pakistan, kleriku i njohur fetar, Maulana Samiul Haq, i cilësuar edhe si “babai i talibanëve”,.

 

Mediat lokalë duke cituar djalin e klerikut, Hamidul Haq, thanë se ai u qëllua me thikë nga një person ende I paidentifikuar në shtëpinë e tij më 2 nëntor.

 

Djali i klerikut të njohur tha se e ka gjetur babain e tij në shtrat të mbuluar nga një lum gjaku.

 

Por nga ana tjeter lajmet janë kontradiktoire disi pasi familjare të tjerë të klerikut thanë për agjencine reuters se Maulana Samiul Haq ishte qelluar me arme nga persona te panjohur.

 

Megjithatë, agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar disa familjarë të klerikut që kanë thënë se ai është qëlluar me armë zjarri nga disa sulmues të panjohur.

 

Samiul Haq, 80 vjec ka drejtuar një shkollë islamike në Provincën Khyber Pakhtunkhëa në Pakistan. Ai ka qenë i lidhur me Partinë, Tehreek-i-Insaf në zgjedhjet e 25 korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *