Masakra vazhdon në Malin e Tomorit

Zona e mbrojtur të Malit të Tomorit vazhdon të dëmtohet nga individë të papërgjegjshëm.
1 shtetas u procedua penalisht dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi ushtronin aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme.
U procedua penalisht A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi “Arrest në shtepi” dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.





