Subscribe

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit të djeshëm në zonën e Don Boskos, ku 58-vjeçarja Mimoza Paja që punonte në lokal ka humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Blutë kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorëve të atentatit, duke vënë në dispozicion një numër telefoni dhe 20 mijë euro.

 

Sipas tyre, kushdo që jep informacione të vlefshme, do të shpërblehet.

 

Policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Në një njoftim, ata bëjnë me dije se autorët kanë përdorur një makinë BMW, e cila sipas numrit të shasisë rezultonte e vjedhur që nga 14 marsi 2021.

 

Autorët pas atentatit janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj.

 

Një nga pistat kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes mes grupeve kriminale. Dyshohet se grupi i Vis Martinajt ka dashur të vrasë Fation Muratin apo të afërm të tij, pas ekzekutimit të Brilant Martinajt.

 

Policia thotë se ditën e djeshme, ka qenë për kontroll rutinë në banesën e Fation Muratit, i cili me vendim gjykate ishte në arrest shtëpie, dhe pasi nuk e kanë gjetur në banesë e kanë shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *