Autoritetet amerikane kanë zbuluar motivin që dyshohet se shtyu 36-vjeçarin Seth Ator, të ndërmarrë aktin ekstrem i cili përfundoi me vrasjen e 7 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve në Teksas. Policia njoftoi se autori i vrasjes ishte larguar nga puna si drejtues kamioni, e vetëm pak orë më pas ai ndëmori sulmin.

 

Megjithatë 36-vjeçari i cili hapi zjarr ndaj policisë dhe kalimtarëve, nuk ishte i panjohur. Ai rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2001 për shkelje.

 

Disa orë para sulmit, Ator u pikas nga patrulla e policisë rrugore pasi po bënte lëvizje te çuditshme me të cilin po udhëtonte në një autostradë në Midland në Teksas. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë madje dhe nisi të qëllojë me armë.

 

Policia iu kundërpërgjigj sulmit në autostradë dhe Seth Ator u përpoq të largohej me shpejtësi. Ai rrëmbeu edhe një furgon të shërbimit postar dhe hapi zjarr ndaj kalimtareve, por u ekzekutua nga policia pranë një kinemaje në qendrën tregtare.

 

5 persona humbën jetën në vendin e ngjarjes, e 22 të tjerë u plagosën. Dy prej të plagosurve nuk mundën t’i shpëtojnë plagëve te marra dhe humbën jetën në spital. Mes të plagosurve janë edhe një vajzë vetëm 17 muajsh dhe 3 oficerë policie.

Sulmi i së shtunës në SHBA është i dyti që ndodh brenda një muaji pas atij në El Passo, e një gjë e tillë ka shtuar kritikat ndaj presidentit Donald Trump për kontrollin e armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *