Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, një emër i njohur në botën e krimit mbeti i vrarë si pasojë e një atentati mafioz. Arlind Bushati i cili ndodhej në makinë me Licin mori një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë viktimë ka mbetur edhe një kalimtare e rastit e identifikuar si Flutra Basha. Bashkëshorti i saj, Bashkim Basha gjithashtu mbeti i plagpsur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lexo edhe :
Related Posts
Çfarë tha policia
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, automjeti tip “Benz” me të cilin lëvizte Hamza Lici dhe Arlind Bushati është qëlluar më armë zjarri.
Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njofton policia./vizionplus.tv
/vizionplus.tv






