5 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Ky është bilanci nga të shtenat me armë që ndodhen të enjten pasditre ne redaksinë e “ Capital Gazzete”, në Annapolis të shtetit Maryland në Shba.

Sulmi me armë në ambjentet e gazetës u bë nga Jarrod Ramos 38 vjec I cili ishte I armatosur me një pushke automatike dhe eksploziv.

38 vjecari Ramos kishte kallëzuar më herët këtë gazette për publikim të lajmeve të rreme mbi një shkrim që lidhej me dënimin e tij me ngacmim seksual në vitin 2011.

Ai shpesh herë këtë sulmuar në mediat sociale gazetën në lidhje me këtë shkrim por duket se më pas nga fjalet ka kaluar tek veprat duke shkaktuar një tragjedi të vërtete.

Gazetari Phil Davis, një nga të mbijetuaritg e këtij sulmi, tha se ishte një ngjarje e tmerrshme e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë. Reporteri pohoi se autori I qëllonte punonjësit e gazetës me gjakftohtësi edhe pse ata ishin fshehur poshtë tavolinave dhe në vende të tjera.

Jarrod Ramos u arrestua pak pas ngjarjes së rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *