E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakra në Mat, merret në mbrojtje familja e autorit

Policia e Shtetit pas masakrës së ndodhur këtë të enjte në Mat, ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes.

 

Sipas policisë nga frika e hakmarrjes ndaj autorit të vrasjes së trefishtë Kujtim Koxha, është marrë menjëherë në mbrojtje familja e tij.

 

Reklamë

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare punonjësit e Bashkisë, Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe Hamit Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.

 

Ata kanë pasur një konflikt me një banor të fshatit që ka qëlluar drejt tyre me automatik.

 

Në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë