E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakra ndaj pyjeve/ Disa të proçeduar nga policia në Dibër

11 shtetas janë proceduar penalisht nga drejtoria e policisë së qarkut Dibër gjatë aksoneve të ndryshime të forcave të rendit për goditjen e krimeve mjedisore

 

Përgjatë 3 javëve të muajit shtator janë goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

 

Reklamë

 

V.C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

 

 

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :

 

B.XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur  nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

 

Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartëpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë