Subscribe

Policia arrestoi ish-kryetarin e komunës Gosë të Kavajës, ndërkohë që shpalli në kërkim Shefin e Kadastrës. Ish-kryetari Sinan Shala dhe Nezir Leçini akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh pasi dyshohet se kanë abuzuar në procesin e ndarjes së tokave në zonën bregdetare të Vilë-Bashtovës. Prokuroria e Kavajës ka vendosur edhe sekuestrimin e rreth 76 hektarë tokë në zonën e rërës, të ndara në disa parcela, të dhëna në pronësi nga disa ish-zyrtarë përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës. Hetimet faktuan se sipërfaqe te konsiderueshme u jepeshin disa personave nëpërmjet një mekanizmi të ndryshimit të strukturës së tokës nga “tokë pa fryt” në “tokë arë”.
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së tokës bregdetare, të shpërndarë nëpërmjet këtij mekanizmi abuziv, tashmë është tjetërsuar në emër të personave, të cilët i kanë blerë në shuma të konsiderueshme. Sipas prokurorisë Blerësit e rinj i kanë regjistruar këto prona në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për këtë, pak kohë më parë u arrestua edhe kryeregjistruesi i Kavajës ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për parcela të tjera të cilat mund të jenë ndarë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar. Arrestimet pak kohë pas deklaratës së prokurorit të përgjithshëm i cili kërkoi intensifikimin e hetimeve lidhur me abuzimet me tokat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *