Subscribe

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli thotë se u ndje keq sot që historia përkujtimore e masakrës komuniste në Tiranë ishte e shkretë.

Ai thekson se figurat e shquara nuk nderohen më, ndërsa krimet e komunistëve janë harrur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, harresa është e dhimbshme për familjarët e atyre që u sakrifikuan.

“Sapo hynë në Tiranë, midis 28 tetor dhe 16 nëntorit 1944, komunistët rë vranë rreth 100 njerëz të shquar të Shqipërisë, politikanë, gazetarë, intelektualë, sipërmarrës. Mes tyre gazetarin intelektual Nebil Çika, Ali Sakiqin, tre vëllezërit Kokalari e patriot të tjerë. Komunistët shqiptarë e morën pushtetin me gjak duke vrarë elitën e kombit, në aksione të mirëfillta terroriste.
Këto figura të shquara nuk nderohen më, ndërsa krimet e komunistëve janë harrur. U ndjeva keq sot që historia përkujtimore e masakrës komuniste tetor-nëntor 1944 ishte e shkretë. Ata që i vrau terorri komunist, tani i dënon terrori i harresës. Unë jam fëmijë viktimash të komunzimit dhe e di mirë se harresa është e dhimbshme për familjarët e atyre që u sakrifikuan”, shkruan Kadilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *