E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masakra e Pragës, policia gjen letrën e autorit, rrëfimi tronditës i vrasjeve në pyll

Autori i armatosur që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ka rrëfyer për një vrasje të dyfishtë të mëparshme përmes një letre të shkruar para maskarës në Universitetin e Arteve.

Shënimi i gjetur në shtëpinë e David Kozak përmbante një rrëfim se ai kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij të vogël në pyll afër qytetit më 15 dhjetor, gjashtë ditë përpara sulmit në Universitetin Charles.

Policia çeke deklaroi se ai kishte qenë në një listë prej 4,000 të dyshuarve për vrasjet e tyre.

Kozak vrau edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të tij në 17.

Reklamë

Sulmi në universitet më 21 dhjetor është sulmi masiv më i rëndë në historinë çeke.

Kozak, një 24-vjeçar student i magjistraturës së historisë në universitet, vrau veten pasi u rrethua nga policia.

Trembëdhjetë persona u vranë në universitet, ndërsa viktima e katërmbëdhjetë vdiq nga plagët e marra në spital. 25 persona të tjerë u plagosën, sipas autoriteteve vendase.

Policia nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme të vrasjes, duke nënvizuar se hetimet janë në vijim./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë