Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Masakra e Dobraçit me katër viktima kalon për hetim në SPAK, Prokuroria Shkodër: Ngjarja është kryer nga një grup kriminal

11 Nëntor 11:24

Masakra e Dobraçit, e cila la pas katër viktima kalon për hetim në SPAK.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, veper që është kompetencë e SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

Hetohen policët e masakrës, AMP i akuzon se nuk ndaluan personin e dyshuar si Ibrahim Lici
Masakra e Dobraçit, Këshilli Bashkiak i Shkodrës mban një minutë heshtje
Prapaskenat e "zhdukjes", u nis me urgjencë drejt Fierit: Çfarë dyshon policia për Ibrahim Licin pas masakrës së Shkodrës

Më 30 tetor u vranë Hamza Lici, 23 vjeç Arlind Bushati, 32 vjeç  dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët ndodheshin rastësisht në vendin e masakrës.

Çfarë ndodhi më 30 tetor në Shkodër?

Hamza Lici, 23 vjeç, Arlind Bushati, 32 vjeç dhe Flutura Basha u vranë pas një atentati mafizo të mirëorganizuar, i cili u regjistrua në zonën e Dobraçit. Bashkim Basha, bashkëshori i Fluturës u plagos u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku humbi jetën pas disa ditrësh.

Dyshohet se në atentat morën pjesë 4 autorë. Në makinën tip “Land Rover” që u gjet e shkrumbuar në fshatin Golem, vetëm 5 kilometra larg vendit të atentatit, sipas burimeve policore gjendeshin 3 persona, shoferi dhe dy qitës që qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ndërsa personi i katërt i ka pritur në zonën ku është djegur automjeti, duke i ndihmuar të largohen.

Jo vetëm kaq, por grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re. Automjeti me të cilin po lëviznin viktimat rezulton të ketë hyrë në vendin tonë gjithashtu nga Mali i Zi, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ka bërë lëvizje të shumta në zonën e Dobraçit.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje. Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi pasi në zonë nuk ka kamera të shumta, ose edhe ato që janë nuk kanë server për ruajtje pamjesh. Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t’u ekspertuar në laborator.

Për ngjarjen e rëndë në komisariatin e Shkodrës u shoqëruan mbi 20 persona, mes tyre edhe Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ky i fundit qëndroi rreth 2 orë në polici dhe mësohet se mohoi të ketë lidhje me atentatin, duke deklaruar se ishte në banesë me familjen. Sipas tij, shtëpia është e monitoruar me kamera dhe e vërteton një fakt të tillë.

Deri më tani, pista kryesore ku janë përqendruar hetuesit është ajo e hakmarrjes për shkak të konfliktit të gjatë mes familjes Lici dhe Bajri. Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Lici, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

Kush është Ibrahim Lici

Ibrahim Lici akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021.

Në 13 shkurt të këtij viti, ai u arrestua në Turqi, por disa javë më vonë ai u la i lirë nga autoritetet turke si pasojë e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit drejt vendit tonë.

Hamzai, viktima e 30 tetorit, foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.

Akuzat ndaj Ibrahim Licit  u ngritën pas dëshmisë së 15 vjeçarit, Ergys Malja. Fillimisht Malja, ka treguar se ishte ai që kishte nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën dhe së bashku ishin drejtuar në zonën e quajtur “Gropat e Eskavatorit”. Sipas 15-vjeçarit, papritur i ka dalë në rrugë, Ibrahim Lici me një motor, i cili e ka qëlluar me pistoletë, Endri Mustafën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa vetë i mituri Ergys Malja, ka treguar se është larguar me vrap duke mundur të shpëtojë, shkruan Vizionplus.tv.

Vetëm një javë pas krimit të rëndë, policia arrestoi Ergys Maljan si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Fillimisht Malja, u dënua me 24 vite burgim nga gjykata e Shkodrës, por për shkak të moshës, dënimi i tij u reduktuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie.

Lici nga arratia ka mohuar të gjitha akuzat, madje ai ka pretenduar se ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë në shoqërinë e shokëve dhe një vajze.

31-vjeçari Ibrahim Lici është dhe i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër.  Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në portën e shtëpisë. Ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij, është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit  i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
hamza lici masakra e dobracit

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e plotë të vatrave

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Oman...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.