E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masakër terrori në Somali, 230 të vdekur

Ka shkuar në të paktën 230 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në kryeqytetin e Somalisë.

 

Mbi 200 të tjerë u plagosën kur kamioni i mbushur me eksploziv u hodh ne ere pranë hyrjes së një hoteli.

 

Reklamë

Presidenti somalez, Mohamed Abdullahi Farmajo, shpalli tre ditë zie dhe bëri thirrje për dhurim gjaku dhe ndihme për viktimat e sulmit.

 

Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të bashkohen kundër terrorit.

 

Nuk dihet ende se kush i ka organizuar sulmin.

 

Kryeqyteti Mogadishu është një objektiv i shpeshte i grupit terrorist Al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën, i cili po lufton qeverinë.

 

Policia po vazhdon hetimet ndërkohë që mendohet se numri i viktimave mund te rritet. Sulmi u dënua ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë