E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakër në rrugë, 25-vjeçari vret me thikë pesë persona

Një burrë i armatosur me thikë ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur 15 të tjerë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinën Lindore, në rrugët e Anqing.

 

Sipas mediave të huaja, akoma nuk ka asnjë të dhënë që tregon se pse ndodhi krimi, por nga ana e autoriteteve po hetohet.

 

Deri tani është zbuluar se autor është një 25-vjeçar.

 

Sulmet me thika nuk janë të rralla në Kinë. Në prill, një burrë goditi me mjetin prerës dy fëmijë dhe plagosi 16 të tjerë në një kopsht.

 

 

Vazhdo të lexosh