Skenari i tmerrshëm i të shtënave me armë në shkollë është rikthyer në Texas, këtë radhë në gjimnazin e Santa Fe. Deri tani raportohen 10 viktima dhe disa të plagosur, mes tyre edhe një oficer policie.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet e këtij sulmi te rende.
Dëshmitarët kanë rrëfyer orët e ankthit. Sipas tyre një person i armatosur është futur në një nga klasat ku po zhvillohej mësim mëngjesin e se premtes dhe ka filluar të gjuajë me armë duke shkaktuar te vrare e te plagosur.
Alarmi për evakuimin ka detyruar turmat e nxënësve dhe stafit që të largohen sa më parë, duke e bere edhe me kaotike situatën.
Ky është incidenti i tretë me armë zjarri në mjedise shkollore, i regjistruar këtë muaj në Shtetet e Bashkuara si dhe incidenti i 22-të i kësaj natyre që nga fillimi i vitit.
Dyshohet se dy te arrestuarit si autore te ngjarjes janë ish-nxënës të shkollës.





