E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masakër në një diskotekë në Kaliforni

Një masakër ndodhi në një bar-diskotekë gjate një feste studentesh në jug të Kalifornisë ku u shënuan 12 viktima. Një person hapi zjarri me arme ndaj atyre qe po festonin.

 

Sipas sherifit te zonës 11 nga të vdekurit ishin në bar, ndërsa i dymbëdhjeti ishte një polic që ndërhyri në vendngjarje. ”Në mesin e viktimave ishte edhe vetë atentatori”.

 

Katër ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes. Të paktën 200 persona raportohet se kanë qenë brenda në bar gjatë kohës kur ndodhi ngjarja e rëndë. Të shtënat filluan rreth orën lokale 23:20. Dëshmitarët thane se u dëgjuan afërsisht 30 të shtëna.

 

Personi i armatosur qëlloi fillimisht rojën në derën e barit, hodhi bomba tymuese brenda më pas filloi të qëllonte me armë.

 

Sipas te dhënave te policisë i dyshuari ka përdorur granata dhe një armë gjysmë-automatike për te krye sulmin.

 

 

Vazhdo të lexosh