E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakër në Itali/ Shpërthimi i merr jetën 3 zjarrëfikësve

Një tragjedi e vërtete mund të konsiderohet ngjarja e orëve të para të mengjesit këtë të hënë në Quargnento, province e Alessandrias në Itali.

Në orën 02:00 të mengjesit, është lajmeruar për rrjedhje gazi dhe zjarr në një godine me zyra, një pjesë e së cilës ishte rrezuar pas shpërthimit të parë. Zjarrëfikësit shkuan shpejt në vendngjarje por në një kohë që ndërhynin për shuarjen e flakëve, një shpërthim I dytë shumë më I madh ka shkaktuar një masakër të vërtete.

3 zjarrëfikës gjeten vdekjen ndërsa 1 polic mbeti I plagosur nga kjo ngjarje.

Në vendngjarje u gjeten gjithashtu edhe disa bombola të tjera të pashpërthyera por edhe një kohëmates. Kjo ka shtuar dyshimet se ngjarja mund të mos jetë aksidentale edhe pse autoritetet italiane ende nuk e kanë mbështetur këtë version. Megjithatë fijet elektrike, kohëmatese që përdoret për shpërthimet ne distancë.

Reklamë

Nga të dhënat e para sqarohet se godina në fjalë ka pasur probleme pronesie dhe kjo e vërteton edhe më shumë faktin se shpërthimet mund të kete që të menduara, ndonese jo me qëllim vrasjen e zjarrëfikësve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë