E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakër në Gjermani/ 11 të vrarë nga sulmet me armë në dy lokale

11 persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me armë zjarri në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, mbrëmjen e të mërkurës.

Ngjarjet ndodhen në lokale të frekuentuara kryesisht nga Kurdet dhe Turqit ku pihet nargjile.

Reklamë

Pesë persona është raportuar të jenë plagosur ndërsa autori I tragjedisë u gjet I vdekur në banesën e tij në Hanai. Po në të njëjtin vend u gjet edhe një trup tjetër.

Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

Hanau, gjendet 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë