E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Bota

Masakër në Etiopi, shpëton për mrekulli kryeministri

Një person ka humbur jetën dhe 154 të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga një shpërthim me bombë i ndodhur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

 

Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në tubimin e organizuar në sheshin Meskel, ku pjesë ishte dhe kryeministri Abiy Ahmed. Shpërthimi ndodhi në momentin e fjalimit të kryeministrit Ahmed, i cili është larguar nga rojet e tij pa pësuar asnjë dëmtim.

 

Reklamë

Sipas deklaratës së bërë nga vetë kabineti i kryeministrit ky shpërthim është bërë nga njerëzit që nuk e duan paqen dhe unitetin e shtetit.

 

“Kjo ngjarje është një iniciativë e forcave të cilat nuk duan që ta bashkojnë Etiopinë”.

 

Ndërkohë institucionet përkatëse po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë