Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin e Majamit,...

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Masakër në Australi, 12 të vrarë/ Sulm gjatë festës hebraike, arrestohet një nga agresorët

14 Dhjetor 15:13

Një ngjarje e rende ndodhi në Sydney në Australi. Ndërsa po mbahej një festë hebraike dy persona kanë hapur zjarr, duke lënë te pakten 12 te vrare dhe shumë  të tjerë të plagosur, mes tyre edhe dy oficerë policie.

Ekziston rreziku që numrii viktimave dhe të plagosurve të rritet në vijim.

Dëshmitarë okularë u thanë mediave se dy persona dolën nga një automjet dhe nisën të qëllonin ndaj turmës, ku ishin mbledhur gati 2 mijë njerëz që kremtonin festën hebraike të Hanukah.

Sulmi zgjati rreth 10 minuta dhe pamjet në vendin e ngjarjes ishin tragjike. Sipas autoriteteve, mes viktimave është edhe njëri nga autorët. Tjetri u bllokua nga një person i pranishëm, siç duket edhe në këto pamje.

Në vendin e ngjarjes shkuan dhjetëra ambulanca dhe forca të shumta të rendit. Qytetarëve iu bë thirrje të shmangin zonën. Ngjarja ndodhi në një moment kur mijëra vendas dhe turistë ndodheshin në plazh pas një dite me temperatura deri në 30 gradë Celsius.

Ndërkohë në një makinë janë gjetur  edhe pajisje shperthyese.

Sulmin  dënoi menjëherë presidenti izraelit Isaac Herzog, i cili u bëri thirrje autoriteteve australiane të luftojnë “valën e madhe të antisemitizmit.

“Zemrat tona janë me ta… lutemi për shërimin e të plagosurve, lutemi për ta dhe lutemi për ata që humbën jetën. Ia  përsërisim alarmin tonë herë pas here qeverisë australiane që  të luftojë kundër valës së madhe të antisemitizmit që po e mundon shoqërinë australiane”, u shpreh Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe kryeministri i Australisë Anthony Albanese.

Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah, e cila duhet të jetë një ditë gëzimi, një festë besimi, një akt i së keqes, antisemitizmit, terrorizmit që ka goditur zemrën e kombit tonë.

“Një sulm ndaj australianëve hebrenj është një sulm ndaj çdo australiani Nuk ka vend për këtë urrejtje, dhunë dhe terrorizëm në kombin tonë. Më lejoni të jem i qartë, ne do ta zhdukim atë”. Tha kryeminsitri i Australisë, Anthony Albanese.

Sulmi ne Australi u dënua nga lidërë në mbarë botën. Motivet e masakres dhe identiteti i agresorëve mbeten ende të paqarta por dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me antisemitizmin.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Australi sulm Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime, 270,000 pasagjerë të bllokuar (VIDEO)

më shumë...

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e trembëdhjetë të lënduar

më shumë...

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me drejtorët: Siguria prioritet! Të ndalohen telefonat

më shumë...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dëshmitarët: E mbajti një orë në nofulla

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

8:40

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.