Masakër ndaj civileve në Siri

Të paktën 250 civilë mes tyre edhe 50 fëmijë, kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit pas ofensivës së përgjakshme në Gutan Lindore nga forcat qeveritare siriane.
Avionët luftarakë nuk i kanë ndaluar bombardimet në qytet. Sulmet nga ajri i kanë lënë banorët rreth Damaskut në gjendje terrori.
Gjashtë spitale janë shkatërruar. OKB tha se situata në rajonin i cili kontrollohet nga rebelët, është “përtej imagjinatës”.
Sulmet ajrore vdekjeprurëse nisën të martën duke vrarë më shumë se 100 civilë, ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ky është numri më i lartë i vdekjeve dy ditore që nga sulmi kimik i vitit 2013 që la pas qindra viktima.
Ushtria siriane pretendon se po përpiqet të çlirojë zonën nga terroristët.
Forcat pro-qeveritare të mbështetura nga Rusia intensifikuan përpjekjet e tyre për të rimarrë bastionin e fundit të madh të rebelëve gjatë mbrëmjes së të dielës.
Guta Lindore është zona e fundit në lindje të Damaskut nën rrethimin e forcave e presidentit sirian Bashar Al-Assad.
Ndërkohë, organizatat e OKB-së për të drejtat e njeriut vazhdimisht kanë bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm.
Të martën, UNICEF shprehu “zemërimin” mbi fëmijët që humbën jetën gjatë valës së fundit të sulmeve.




