22 persona besohet të jenë vrarë si pasojë e njw sulmi brutal me armë në dy vend-ndodhje të ndryshme në shtetin Maine të SHBA.

 

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur sipas mediave amerikane të cilat citojnë burime të  ndryshme policore. Sulmi me armë ndodhi rreth orës gjashtë pasdite në një restorant dhe më pas, në një ambjent tjetër ku luhej bouling.

 

Autoritetet kanë identifikuar autorin e dyshuar, Robert Card,40 vjeç i cili vijon të mbetet i lirë.

 

40-vjeçari është reservist i ushtrisë amerikane si dhe instruktor i certifikuar i armëve të zjarrit.

 

Card kishte bërë së fundmi kërcënime se do të qëllonte me armw në një strukturë të Gardës Kombëtare në Maine, dhe gjithashtu kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

 

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë ndërsa autori i dyshuar vijon të mbetet në arrati.

 

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve të qytetit Ljuiston të strehohen në banesat e tyre dhe të qëndrojnë larg dritareve.

 

Qindra forca policie po kontrollojnë të gjithë zonën për kapjen e 40-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *