E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Izrael

670 forca policie do të jenë në dispozicion të ndeshjes Shqipëri-Izrael. Nisur që nga Tirana, policia rrugore do të mbikëqyrë trafikun rrugor në akset drejt Elbasanit. Edhe ambienti jashtë stadiumit “Elbasan Arena” do të jetë i monitoruar. Lokalet pranë impiantit te futbollit do te mbyllen në orën 14.00, ndërsa makinat që do të mund të parkohen janë vetëm ato që kanë siguruar leje.

 

Policia thekson se në 7 pika hyrëse të stadiumit do të kontrollohen tifozët. Element i rëndësishëm i sigurisë, janë biletat e personalizuara me emrin e çdo personi që kërkon të hyjë në stadium, ndaj është e detyrueshme që krahas biletës, qytetari të ketë me vete edhe një dokument identifikimi. Policia e shtetit njofton se sportdashësit duhet të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes.

 

Reklamë

Në shërbimin e përforcuar janë përfshirë policia lokale, Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte, “RENEA”, njësia antieksploziv dhe policia rrugore.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë