Subscribe

Pas ankesave të vazhdueshme të shoqatave të biznesit në fushën e bujqësisë, ministri Blendi Çuçi gjatë një komunkimi online ka dëgjuar kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e sektorit. Ministri pranon se disa pjesë të sektorit janë prekur nga masat shtrenguese të Covid-19.

 

“Biem dakord që ka disa pjesë të sektorit që janë prekur nga situata dhe masat a marra për Covid-19, sikundër ka pjesë që deri më tani vlerësohet se kanë ecuri normale. Megjithatë edhe këto pjesë që nuk kanë pasur le të themi turbulenca, mbeten për t’u monitoruar si si do të shkojnë në të ardhmen pasi askush nuk e di derisa zgjat kjo krizë. Deri më sot nuk kemi pasur probleme shkëmbimesh me tregun global”, tha ministri Çuçi

 

Bizneset e sektorit kërkuan që garancia sovrane të mos kufizohet vetëm tek fondi pagave, ndërsa heqja e taksës së pasurisë do të ishte një lehtësim. Paralelisht prodhuesit shqiptar propozuan edhe një fushatë marketing në media për konsumin e produkteve vendase.

 

Bizneset propozuan që me ndërhyrjen e ministrisë, 40% e rafteve në supermarket të kenë prodhime shqiptare, me qëllim mbështjetjn e ekonomsië vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *