E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masa të reja bllokuese në Madrid

Qeveria spanjolle ka njoftuar kufizime të reja kundër koronavirusit që do të zbatohen në 48 orët e ardhshme. Këto masa janë të dedikuara për Madridin. Këto masa u njoftuan nga ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

 

“Madridi është i veçantë sepse shëndeti i Madridit është shëndeti i Spanjës”, tha Illa ndërsa njoftoi masat e reja, duke e quajtur situatën atje komplekse dhe shqetësuese.

 

Reklamë

Kufizimet e reja kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe kur e kanë të mundur, punën ta kryejnë nga shtëpia dhe të përmbushin detyrimet ligjore.

 

Dyqanet, baret dhe restorantet do të detyrohen të ulin kapacitetin e tyre me 50% dhe të mbyllen më herët.

 

Takimet do të mbeten të kufizuara për jo më shumë se gjashtë persona, në hapësirat publike ose private.

 

Masa vjen pas një rritjeje të vazhdueshme të numrit të infeksioneve të koronavirusit në zonën e Madridit gjatë dy muajve të fundit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë