Rriten masat e sigurisë ne zonën kufitare te qarkut te Korçës. Nga sot, në katër pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë, ka shërbime te përforcuara te forcave kufitare, përfshi këtu edhe agjente te shërbimit sekret. Përqendrimi me i madh është në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafe Thanës, aty ku dhe lëvizjet e shtetasve të huaj janë me të mëdha. Në hyrje dhe dalje te këtyre pikave ka kontrolle te imta për të gjithë shtetasit, te cilëve iu verifikohen jo vetëm bagazhet, por dhe çantat e dorës. Nga ana tjetër, vazhdojnë kontrollet ne te gjithë vijën e gjelbër te kufirit me Greqinë, kryesisht aty ku krahas efektiveve te kufirit janë edhe forca te ndërhyrjes se shpejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *