Subscribe

Vjedhja në masë e bankave kohët e fundit ka bërë që shoqata e bankave të organizojë çdo muaj forume dhe konferenca për të rregulluar sigurinë e tyre.
Në një intervistë për Vizion Plus, sekretari i përgjithshëm i shoqatës, thotë se në shumë raste ambientet e vjetra ku janë vendosur godinat e bankave rrezikojnë sigurinë e tyre, por ato, nënvizon Spiro Brumbulli janë udhëzuar të sigurojnë më shumë ambientet dhe të pajisjen me kamera. Bankat kanë rritur sigurinë e automjeteve, por dhe ato kanë disa rezerva për shoqëritë e sigurimit fizik, të cilat jo gjithmonë janë profesionale. Vetë Banka e Shqipërisë në disa shkresa u ka kërkuar autoriteteve të policisë që të rregullojnë standardet dhe aktet ligjore se si operojnë shoqëritë private të sigurisë. Niveli i blindimit të automjeteve të transportit të parave dhe niveli punonjësve në shumë raste nuk është i njëjtë me standardet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *