Subscribe

Gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri do te qëndroje ne burg deri ne fund te hetimeve. Ketë vendosi sot Gjykata e Krimeve te Renda, duke pranuar kërkesën e prokurorisë “arrest me burg’ ndaj gjyqtarit Miri.

 

Seanca është zhvilluar me dyer te mbyllura, por  mësohet se ajo është shoqëruar me debate te forta mes palës mbrojtëse, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

Akuza pretendon se  ka pamje filmike të një takimi në Fushë Kruje mes të afërmit të Gentian Dodës dhe kushëririt të gjyqtarit, ku bëhet dhënia e eurove. Gjithashtu prokurorët thanë se kanë edhe tabulatet telefonike që tregojnë lidhjen mes të dënuarit për vrasje dhe gjyqtarit të apelit.

 

Ndërsa avokati i gjyqtarit Miri, Ardian Visha deklaroi se Prokuroria duhet te vërtetoje burimin e sakte te parave. Sipas tij, qindra milionë leke te gjetura në shtëpi, gjyqtari i kishte kursime, si dhe para te mbledhura nga familjaret për nje vizite mjekësore qe do te behej ne Gjermani.

 

Shkëlqim Miri u prangos dy dite me pare gjate operacionit te koduar “vrasja e dyte”. Ai ishte nen hetim nga Prokuroria e Krimeve te Renda per te paktën 6 muaj. Gjyqtari dyshohet se ka marre nje shume parash, 20 mije euro, per te favorizuar  nje te dënuar per vrasje te quajtur Gentian Doda. Këtij te fundit iu ndryshua akuza nga vrasje me dashje, ne plagosje te rende me dashje dhe ka lënë qelinë pak koha më parë.

 

Pas hetimeve dhe përgjimeve, Prokuroria krijoi bindjen se kete shume parash gjyqtari e kishte përfituar, pasi kishte dhëne vendimin ne favor te te dënuarit.

 

Organi i akuzës kërkoi leje nga gjykata per kontroll banese ne shtëpinë e Shkëlqim Mirit, ku dhe ju gjeten ne total rreth 340 milion leke.

 

Mbi gjyqtarin e apelit  rendon akuza e “korrupsionit aktiv dhe pasiv ” si funksionar i larte i institucionit te drejtësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.