E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Masa kontrolli në dogana

12 shtetas pakistaneze, të cilët kishin destinacion Gjermaninë janë ndaluar këtë të enjte në piken kufitare te Kakavijës. Ata u kapen ne zonën e gjelbër mes Shqipërisë e Greqisë, në vendin e quajtur “post katund”. Policia bën te ditur se të gjithë këta persona kishin hyrë ilegalisht nga Greqia, dhe do te përdornin Shqipërinë per te kaluar ne Mal te Zi. Ndërkohe, behet e ditur se jane shtuar masat e sigurisë edhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshticës. Megjithatë, Ministrja e integrimit Klajda Gjosha konfirmoi se qeveria shqiptare nuk do të ngrejë mure për emigrantet. Nga mbrëmja e se mërkurës tre patrulla kufitare janë vendosur në kufi, ndërsa një tjetër ekip kontrolli është vendosur në aksin Korçë – Kapshticë. Masat u morën pas sinjalizimeve se drejt vendit tone mund te ketë nje fluks refugjatesh nga lindja, te cilët aktualisht ndodhen ne Greqi, pasi nuk janë lejuar te kalojnë ne Maqedoni.

Më shumë video

Reklamë