Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë në hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ishin mbledhur edhe disa mbështetës të liderit demokrat.
Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv lidhur me çështjen “Partizani”.
Ai duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji./vizionplus.tv





