Këtë të premte mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

 

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.

 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zona malore -2 deri 12°C

 

në zona e ulëta -2 deri 18°C

 

në zona bregdetare 6 deri 18°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *