E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Masa ajrore të nxehta nga Afrika, moti për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore kryesisht nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë