E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Masa ajrore të ftohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë.

Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Për ditët e hënë e martë e pjesërisht e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

Reklamë

Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Era për ditët e Hënë, e enjte, e premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë