Për vitin 2025, provimet e Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional do të zhvillohen sipas këtij kalendari:
3 qershor: Provimi i Gjuheve të Huaja
10 qershor: Provimi i Gjuha Shqipe dhe Letërsia
17 qershor: Provimi i Matematikes
24 qershor: Provimi me Zgjedhje
Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, që përfshijnë:
Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji
Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji
Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti
Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Përgatitja e maturantëve është mbështetur me shpërndarjen e testeve model, të cilat janë ndihmuar në orientimin e tyre për formatin dhe kërkesat e provimeve. Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të provimeve do të realizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), duke siguruar transparencë dhe korrektësi të plotë.





