E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

MAS kallëzon sekretarin Ndreca, kërkon shkarkimin e tij

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për Plarent Ndrecën, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie, sipas të cilës, Ndreca ka bërë shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017.

 

Mes të tjerash, ministria Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë