Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga ish-kryeministri Berisha se në Kukës u shpërndanë tezat e provimit të maturës.

 

Në një postim në “Facebook”, MAS e cilëson denoncimin e Berishës si dezinformim që përdoret në interes të betejës politike të opozitës.

 

MAS dënon ashëpër dezinformimin, ndërsa thekson se ky vit ka sjellë risi për maturantët pasi një pjesë e tezave do të vlerësohet elektonikisht me qëllim evitimin e gabimeve njerëzore.

 

“Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës. Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm! MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë. Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot. Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *