E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Marubi” shkon ne Berlin

35 fotografi të dinastisë Marubi ekspozohen këtë javë në Berlin. Fotografitë e përzgjedhura dhe kjo ekspozitë e kuruar nga Jutta Benzenberg përcjellin vlera historike, sociale e kulturore që rrëfejnë një  fytyrë ndryshe të Shqipërisë, e cila ka qenë kulturalisht dhe intelektualisht e lidhur me Evropën. Impakti ka qenë i madh që në çelje të ekspozitës, duke mbledhur në galerinë Irrgang, personalitete dhe emra të njohur të artit vizual në botë. Kjo ekspozitë e para në llojin e saj realizohet në kuadër të  marrëveshjes ndërmjet Ministrisë Shqiptare të Kulturës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin kulturor.

 

 

Më shumë video

Reklamë