Subscribe

Fotografia e Marubit shkon ne Milano. Një tjetër ngjarje e rëndësishme kulturore vjen në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.Në Milano është hapur ekspozita ‘Rituali Fotografik’, me negativë të Muzeut të Fotografisë Marubi.

 

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cilësoi ketë event si një pasaportë të shkëlqyer kulturore per Shqipërinë.

 

 “Trinalja e Milanos sot është nje nga zgjedhjet me te mira, qe arrin ta transformoje ketë ritual, tashme nga shekulli i kaluar, ne nje pasaporte autentike nacionale qe flet per kulturën kontemporane. Sepse mu kujtua ajo qe thate ju..qe flisni akoma për shqiptaret e viteve ’90. Jam shume e sigurte qe shume vizitore qofshin italiane apo jo qe nga sot e tutje do ta vizitojnë do kenë dëshire te vijnë ne Shqipëri per Muzeun Kombëtar te Fotografisë Shqiptare qe ne e inauguruam ne vitin 2016. Ka qene nje kohe rreth nje shekulli me pare kur ne nje Shqipëri pa rruge, pa transport, pa teatro, pa ekspozita ka qene nje pjese e atyre njerëzve diku ne nje cep te Shqipërisë, si gjyshërit e mi bënin foto ne studion Marubi. Kështu me thoshte gjyshja; tregoje me krenari foton tone dhe te gjyshërve tënd te para viteve 30. Sot është momenti me i mire per te marre avionin, tragetin ose makinën per te vizituar muzeun me te bukur te fotografisë ne Ballkan. Jeni te mirëpritur dhe ne ju mirëpresim.”

 

“Rituali Fotografik”, përshkon 100 vjet nga historia e Shqipërisë, përmes portreteve që kane kaluar përpara aparatit të Marubit. Ekspozita do te vijoje te jete e hapur deri në 9 dhjetor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *