Subscribe

Në Tiranë, në Samitin e Procesit të Berlinit, Ursula von der Leyn, bërjen e reformave i cilësoi si pikën kyçe që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të jenë përfituese të një mbështetje më të madhe financiare. Në Bruksel, në forumin e parë të “Global Gateway” Edi Rama iu përgjigj me angazhimin e qeverisë për të përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian por me kërkesën që edhe ai t’i mbaj premtimet e bëra.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

U gëzuam shumë që dëgjuam atje Presidenten e Komisionit, e cila paraqiti një plan mjaft ambicioz për këtë rajon i cili quhet “Plani i ri i Rritjes”. Kjo është vërtetë muzikë për veshët tanë sepse po, reformat janë të nevojshme. Po, demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm. Po, rreshtimi me vlerat e parimet e Bashkimit Europian është thelbësor, por siç dikur AngelaMerkel thoshte, “Autostradat nuk funksionojnë siç duhet pa demokraci, por demokracia pa autostrada nuk mund të funksionojë si duhet”. Kësisoj, infrastruktura është e nevojshme.

 

Për ta konkretizuar deklaratën e tij se dashuria e Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian nuk është e pamend, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje diferencën e thellë në mbështetjen financiare që marrin vendet anëtare në krahasim me ata që janë rrugës së anëtarësimit.

 

 EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, shpresë, ambicie, me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh.

 

Para se t’i drejtohej “Global Gateway” që bën bashkë liderë nga Evropa dhe përtej saj në një forum gjeopolitik që i kundërpërgjigjet nismës së Kinës “Një Brez, Një rrugë”, Edi Rama u takua me Oliver Varhelyi. Me komisionerin për zgjerimin në BE kryeministri thotë se diskutoi për planin e ri të rritjes ekonomike në shumën e 6 miliardë eurove për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *