E martë, 3 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Marsi risjell reshjet e dëborës në Korçë

Dëborë në zonat e thella malore të qarkut të Korçës.

Më së shumti borë ka pasur në lartësitë mbi 1400m kryesisht në majë të “Bigllës” ku trashësia ka shkuar në 5 cm si dhe në aksin rrugor Shtyllë – Mashkullore

Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, kjo e për shkak të temperaturave të cilat shkojnë deri në 7 gradë celsius.

Burime zyrtare thanë se nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike edhe në kushte kur mbrëmjen e djeshme ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar me erëra të forta.

Probleme ka pasur vetëm në një lagje të qytetit të Pogradecit, energji elektrike e rikthyer ditën e sotme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë