SHBA ndodhen ne alarm ne pritje te uraganit Matthew, qe do te sjelle reshje te dendura dhe ere te forte me shpejtësi mbi 200 km/ore. Brigjet juglindore te vendit jane te rrezikuara dhe autoritetet kane urdhëruar evakuimin e rreth 2 milionë njerëzve ne Florida, Georgia dhe Karolinen e Veriut e te Jugut. Banoret e Floridas jane paralajmëruar te përgatiten per nje goditje direkte dhe sipas guvernatorit Rick Scott dëmtimet mund te jene katastrofike. Edhe presidenti Obama ka këshilluar banoret, qe te marrin seriozisht urdhrat per evakuim. Pas paralajmërimeve per rrezikun nga uragani ne dyqane dhe pika karburanti jane shënuar radhe te gjata. Ne disa zona jane anuluar fluturimet dhe jane mbyllur shkollat. Uragani qe goditi me pare Haitin, tashme i është drejtuar ishujve Bahamas.  Ne Haitin gjeten vdekjen te paktën 108 persona, mijëra shtepi u shkatërruan dhe infrastruktura rrugore u dëmtua. Mijëra njerez u evakuuan nga rreziku i përmbytjeve, ndërsa trupat e shpëtimit po perpiqen te mbërrijnë ne zonat me te prekura. Per shkak te gjendjes se vështire u shty edhe mbajtja e zgjedhjeve presidenciale te parashikuara per ne fundjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *