Subscribe

Per here te pare shoqëria civile marshon per te drejtat e fëmijëve ne ditën botërore te tyre. Arsim, mbështetje sociale, shërbim shëndetësor dhe ndihme kundër varfërisë. Këto kane qene kërkesat e shoqërisë civile.

 

Marshimi është zhvilluar përgjatë bulevardit kryesor,  ndërsa është ndalur para kryeministrisë dhe kryesisë se kuvendit, ku ne mënyre simbolike është nënshkruar nje peticion per mbështetjen e fëmijëve.

 

Tubimi ka vazhduar para presidencës, por kreu i shtetit Ilir Meta ka hapur dyert ku ka shprehur mbështetje dhe angazhim per respektimin e te drejtave te fëmijëve.

 

Per 1 ditën e fëmijëve parlamenti ka zhvilluar nje seance te veçante, ku ne vendin e deputeteve janë ulur fëmijët. Kryetari i parlamentit ka përshëndetur fëmijët, ndërsa ka premtuar politika me te mire për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *