E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Marshim në Tiranë, qytetarët solidarizohen me të miturën e abuzuar

Dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile marshuan këtë të diel në tiranë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke marrë shkas nga rasti i 13-vjeçares së abuzuar në Kavajë.

 

Të pranishmit shprehen solidarizimin me të miturën nëpërmjet një marshimi të heshtur.

 

Reklamë

Nën moton “nuk luhet përdhunimesh”, ata përshkuan segmentin nga Ministria e Arsimit drejt Drejtorisë se Policisë se kryeqytetit.

 

Në mbrojtje të vajzave dhe grave të dhunuara. Afro një javë më parë u publikua skandali në Kavajë ku një vajzë 13 vjeçe ishte abuzuar seksualisht nga disa persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë