Subscribe

Dhjetëra gra e vajza në Burrel dhe Korçë u mblodhën për të dhënë mesazhe sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit.

 

Pjesë e marshimit ishin edhe gra të cilat e kanë fituar luftën me këtë sëmundje të rëndë. Një ndër to është edhe Shpresa Gjestila, e cila tregon si mësoi për këtë sëmundje, peripecitë dhe kurimin e plotë.

 

Ajo kërkon nga gratë e tjera që mos ta lënë pas dore shëndetin e tyre dhe të bëjnë kontrolle periodike në mënyrë që ta kapin në kohë sëmundjen.

 

Rastet e diagnostikimit me kancer janë në rritje. Për të sensibilizuar gratë në lidhje me rrezikun që paraqet kjo sëmundje, gra dhe vajza të qytetit të Korçës janë tubuar në bulevardin kryesor.

 

Kanceri i gjirit sipas mjekes Gerla Koleci, zë vendin e parë në juglindje të vendit. Ajo tregon se deri në muajin tetor të këtij viti janë diagnostikuar 251 raste të tilla.

 

 

Për të gjitha gratë që duan të bëjnë kontroll të kancerit të gjirit, në shumë qytete Ministra e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mamografinë e lëvizshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *